

Për gruan që e mban historinë e saj me krenari.
Ka një bukuri të veçantë te gratë që mbeten vetvetja. Te kujtimet që mbajnë, te rrugët që kanë zgjedhur dhe te forca me të cilën ecin përpara. Ancient Women është një detaj i vogël që mund të marrë pikërisht këtë kuptim për ty.
Medalioni në formë monedhe me figurë në reliev i jep byzylykut karakter antik, ndërsa zinxhiri delikat dhe larja e arit 18K sjellin një shkëlqim të ngrohtë në kyç. I krijuar në argjend 925, kombinohet lehtë vetëm ose me bizhuteritë që tashmë kanë një vend në historinë tënde.
Dhuratoja një gruaje që admiron, si një mënyrë e thjeshtë për t’i thënë: “E vlerësoj gruan që je.” Ose zgjidhe për veten, për një çast tëndin që dëshiron ta kujtosh.