🚚 Transport Falas | 🎁 Mbi 2,500 Lek

0

Shporta juaj është bosh

V5871

Vathë Margarita Studs Garnet | Argjend 925

Një detaj i vogël, një ndjenjë që mbetet.

E kuqja e thellë e garnetit dhe shkëlqimi i argjendit 925 me larje ari i japin vathëve Margarita një bukuri të ngrohtë, me karakter. Guri i rrumbullakët rrethohet nga detaje të vogla sferike, duke krijuar një siluetë të veçantë që tërheq vëmendjen pa e tepruar.

Me gjerësi totale 7 mm dhe mbyllje studs, janë një zgjedhje elegante për përditë ose për çastet që meritojnë pak më shumë shkëlqim. Një dhuratë e menduar për të lindurit në janar, ose një kujtim për dikë që dëshiron ta ndiejë sa i rëndësishëm është për ty.

Detajet e produktit

  • Materiali: Argjend 925
  • Veshja: Larje ari
  • Modeli: Margarita
  • Lloji: Vathë studs
  • Gurët: Garnet (granat) i kuq
  • Forma e gurit: E rrumbullakët
  • Gjerësia totale: 7 mm
  • Mbyllja: Me kunj dhe kapëse flutur
  • Shiten në çift

Zbulo ngjyrat e tjera të koleksionit Margarita dhe gjej detajin që të përfaqëson.