🚚 Transport Falas | 🎁 Mbi 2,500 Lek

0

Shporta juaj është bosh

N5585

Varse Zarf dhe Letër | Argjend 925

Opsione:

Ka fjalë që meritojnë më shumë se një mesazh në telefon.

Një “Të dua”, një emër që të sjell buzëqeshjen, një dedikim që vetëm ju të dy e kuptoni. Disa fjalë nuk duam thjesht t’i lexojmë. Duam t’i mbajmë pranë.

Varsja Zarf dhe Letër në argjend 925 është një mënyrë e vogël për të thënë diçka të madhe. Pllakëza në formë letre mund të mbajë emrin apo dedikimin tënd, duke e kthyer këtë varse në një kujtim që lidhet me një njeri, një ndjenjë, një çast tuajin.

Imagjino momentin kur personi yt i dashur e hap dhuratën dhe lexon fjalët që ke zgjedhur vetëm për të. Jo një mesazh i gatshëm, por diçka e juaja. Një kujtim që mund ta mbajë pranë zemrës, edhe kur ti nuk je aty.

Çfarë do të shkruaje në letrën tënde? Zgjidh variantin me emër ose me dedikim dhe jepi fjalëve të tua një vend pranë zemrës së dikujt.

Detajet e produktit

  • Materiali: Argjend 925
  • Dizajni: Medalion në formë zarfi me pllakëz në formë letre
  • Gjatësia e zinxhirit: 45 cm