🚚 Transport Falas | 🎁 Mbi 2,500 Lek

0

Shporta juaj është bosh

V5881

Vathë Margarita Studs Citrine | Argjend 925

Një detaj i vogël, me dritën e vet.

Nuanca e verdhë e artë e citrinit dhe detajet sferike në argjend krijojnë një motiv që të kujton një lule të çelur. Një prekje e ngrohtë ngjyre që i jep pamjes gjallëri, duke ruajtur elegancën.

Të punuar në argjend 925 me veshje rodiumi dhe citrin natyral, vathët Margarita janë një zgjedhje për ditët kur dëshiron diçka të thjeshtë, por me karakter. Mbaji si detajin tënd të përditshëm ose dhuroji për të sjellë pak dritë në ditën e dikujt të dashur.

Detajet e produktit

  • Materiali: Argjend 925
  • Veshja: Rodium
  • Gurët: Citrin natyral i verdhë
  • Forma e gurit: E rrumbullakët
  • Gjerësia totale: 7 mm
  • Mbyllja: Me kunj dhe kapëse flutur
  • Shiten në çift

Zbulo ngjyrat e tjera të koleksionit Margarita dhe krijo kombinimin tënd.