🚚 Transport Falas | 🎁 Mbi 2,500 Lek

0

Shporta juaj është bosh

B2664

Byzylyk Friends Forever | Argjend 925

“Për shoqen që është bërë pjesë e familjes tënde.”

Ka miqësi që nuk maten me sa shpesh takoheni, por me sigurinë se tjetra është aty. Në të qeshurat që vetëm ju i kuptoni, në bisedat e gjata dhe në ditët kur nuk duhen shumë fjalë. Ky byzylyk është për atë lidhje.

Mesazhi Friends Forever, i gdhendur në argjend 925 dhe i shoqëruar nga një zirkon i bardhë, mban pranë një kujtim të miqësisë suaj. Një detaj i vogël që thotë faleminderit për të gjitha herët që ka qenë aty.

Një dhuratë me kuptim.
Për mikeshën e fëmijërisë, shoqen që jeton larg ose njeriun që e zgjodhe si familje. Një dhuratë për ditëlindje, për një kujtim të përbashkët, apo thjesht për t’i thënë: “Të kam pranë, kudo që të jemi.”

Detajet e produktit

  • Materiali: Argjend 925
  • Guri: Zirkon i bardhë
  • Forma e gurit: Rrumbullake
  • Ngjyra e metalit: Silver
  • Mesazhi i gdhendur: Friends Forever
  • Për: Femra